Një tragjedi ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përfshirë nga dallgët e forta dhe rrymat detare.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më herët u raportua se katër shokët ishin marrë nga dallgët, ndërsa në vendngjarje u angazhuan forcat e emergjencës, policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

Shërbimet e emergjencës po vijojnë ndërhyrjen në zonë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimave.

Rana e Hedhun është një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit të Shëngjinit, por dallgët e forta dhe rrymat detare paraqesin rrezik të lartë, veçanërisht në kushte të pafavorshme atmosferike.

Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme mbi ngjarjen e rëndë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu