
Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në zonën turistike të Ujëvarës së Sotirës, në Gramsh.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 12:45, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë.
Mësohet se viktima ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve drejt kësaj zone turistike, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të incidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit.






