Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj, ku një konflikt ka përfunduar me një viktimë dhe një të plagosur, Endri Goxhaj, i njohur edhe me pseudonimin “Supe” dhe i vëllai.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:50, shtetasi D. N., 29 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar me automjet, ndërsa forcat e policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Në vendngjarje është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu