
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi se Shqipëria është ndër vendet më të avancuara në procesin e integrimit.
Ajo vlerësoi hapjen e të gjithë grupkapitujve dhe progresin në reforma.
Sipas saj, anëtarësimi është i mundur nëse vendi vijon në këtë ritëm.
Kos theksoi edhe mbështetjen e lartë të qytetarëve për integrimin në BE.
Ndërkohë, pritet konfirmimi i raportit IBAR nga Brukseli.






