Një histori e pazakontë po bën jehonë në mediat italiane, pasi 350 shezlongë të raportuar si të vjedhur në Itali dyshohet se janë gjetur në një resort në Kepin e Rodonit, në Shqipëri.

Sipas gazetës italiane Il Resto del Carlino, shezlongët ishin zhdukur gjatë natës në qershor të vitit 2024 nga qendra rekreative “Onde Chiare”, në Reggio Emilia.

Rreth një vit më vonë, një turiste italiane që po kalonte pushimet në Shqipëri vuri re se në një resort buzë detit ndodheshin shezlongë me logon origjinale të “Onde Chiare”. Ajo kontaktoi drejtuesit e kompleksit në Itali dhe u dërgoi fotografi, pasi kishte lexuar më herët lajmet për vjedhjen.

Rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane, të cilat e kanë cilësuar ngjarjen si një “mister”, ndërsa pritet që autoritetet kompetente të verifikojnë nëse bëhet fjalë për të njëjtët shezlongë të raportuar si të vjedhur dhe si kanë përfunduar në Shqipëri.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me këtë çështje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu