Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të hëne me një postim në rrjetet sociale, ku ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një poezi të Dritëro Agollit.

“Mirëmëngjes 😊 dhe me këtë vjershë të bukur aktuale të Dritëroit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Postimi shoqërohet me poezinë “Kundërshtarëve të mi”, botuar nga Dritëro Agolli në vitin 1994. Në vargjet e saj, poeti përdor metaforën e baltës dhe të dardhës për të përcjellë mesazhin se sulmet dhe kundërshtitë nuk e dobësojnë njeriun, por mund ta forcojnë atë.

Postimi i kryeministrit vjen në një periudhë me zhvillime të shumta politike në vend dhe është interpretuar si një mesazh me simbolikë politike, megjithëse Rama është mjaftuar vetëm me urimin për një javë të mbarë dhe citimin e poezisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu