Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi një takim me Zëvendëskryetaren e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory.

Gjatë takimit u diskutua mbi projektligjin “Për referendumet në Republikën e Shqipërisë”, i hartuar nga ekspertët shqiptarë, si dhe mbi nevojën e konsultimit me ekspertët e OSBE-së për të përfituar nga përvojat dhe praktikat më të mira referendare në vendet europiane.

Balla vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në hartimin e kuadrit ligjor që synon forcimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe garantimin e standardeve europiane në proceset referendare.

Takimi u zhvillua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë dhe u fokusua në shkëmbimin e eksperiencave mbi mekanizmat e demokracisë së drejtpërdrejtë dhe praktikat më të mira të zbatuara në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu