Pas protestës së 7 prillit, Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal në SPAK ndaj ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit.

Në kallëzim përfshihen akuza për heqje të paligjshme të lirisë, shpërdorim detyre, pengim të tubimeve dhe veprime arbitrare. Opozita pretendon se gjatë protestës janë kryer arrestime të paligjshme dhe janë shkelur të drejtat e qytetarëve.

Sipas dokumentit, në listën e të kallëzuarve përfshihen drejtues të lartë të policisë në nivel qendror dhe vendor, si dhe efektivë të paidentifikuar që dyshohet se kanë marrë pjesë në ndërhyrje.

Çështja pritet të shqyrtohet nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë hetime konkrete ndaj zyrtarëve të përfshirë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu