Shqipëria ka zhgënjyer sërish në ndeshjet miqësore të muajit qershor, duke pësuar humbjen e dytë radhazi nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran.

Pas disfatës ndaj Izraelit, kuqezinjtë janë mposhtur edhe nga Luksemburgu me rezultatin minimal 0-1, duke thelluar momentin negativ të ekipit kombëtar.

Goli i vetëm i takimit u shënua që në minutën e 8-të nga Sinani, i cili përfitoi nga një moment pasigurie në mbrojtjen shqiptare dhe kaloi miqtë në avantazh.

Pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacion dhe përpjekjeve për të reaguar, skuadra e drejtuar nga Maran nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës. Shqipëria krijoi disa raste gjatë takimit, por mungesa e saktësisë para portës vazhdoi të mbetet problemi kryesor.

Kjo është humbja e dytë radhazi për trajnerin italian në stolin kuqezi, i cili ende nuk ka arritur të regjistrojë fitoren e parë me Kombëtaren shqiptare.

Rezultati ndaj Luksemburgut shton pikëpyetjet mbi gjendjen e ekipit dhe e bën edhe më të rëndësishme reagimin në ndeshjet e ardhshme, teksa tifozët presin një kthesë të shpejtë nga kuqezinjtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu