Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për protestat kundër projektit në Zvërnec, duke iu përgjigjur protestuesve që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama deklaroi se legjitimiteti i tij buron nga vota e qytetarëve dhe se është i gatshëm të dëgjojë çdo shqetësim të sinqertë për mjedisin, por jo ata që, sipas tij, përdorin gjuhë urrejtjeje dhe kërcënimi.

“Unë përfaqësoj dhe mishëroj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve. Kush flet në emër të ndjenjave të vërteta se çfarë mund të ndodhë me mjedisin është i mirëseardhur të bisedojë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë kritikoi protestuesit që janë shfaqur pranë selisë së Partisë Socialiste dhe pranë institucioneve, duke i krahasuar me grupime nacionaliste ekstremiste që kanë vepruar në vende të tjera.

“Ata që vijnë me librin e shtëpisë time poshtë dritares këtu dhe te PS dhe vijnë vërdallë për rrugë si ata çakej që ulërinin ‘Greqia është e grekëve’, ata janë subjekt për Zotin dhe Zoti i faltë”, u shpreh Rama.

Deklaratat e kryeministrit vijnë në kulmin e debatit për projektin e investimit në Zvërnec, i cili ka shkaktuar protesta të vazhdueshme nga aktivistë, qytetarë dhe organizata mjedisore që kundërshtojnë zhvillimin e tij në zonën e mbrojtur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu