Një krijesë e pazakontë detare ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve: kërmilli i njohur si “kërmilli vampir” nga Mesdheu është përzgjedhur mes finalistëve për çmimin “Molusku i Vitit”.

Kjo specie e vogël, që arrin deri në 3 centimetra, ka një mënyrë ushqimi shumë të veçantë. Ajo ushqehet me gjakun e peshqve, duke i sulmuar gjatë natës kur ata janë në gjumë në fundin e detit.

Përmes një “tubi” të gjatë dhe fleksibël, kërmilli ngjitet në trupin e peshkut, hap një plagë të vogël dhe nis të thithë gjakun. Më pas largohet, duke e lënë peshkun gjallë, por të dobësuar.

Studiuesit kanë zbuluar se kjo specie prodhon substanca që mpijnë prenë dhe mbajnë gjakun të rrjedhshëm, çka e bën më të lehtë ushqimin e saj. Këto përbërje po studiohen për përdorim në mjekësi, pasi mund të ndihmojnë në krijimin e ilaçeve të reja.

Kërmilli vampir është një nga pesë finalistët në garën ndërkombëtare, ku fituesi do të zgjidhet nga votat e publikut.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu