Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sot shqiptarët të cilët jetojnë në Greqi dhe morën pjesë në takimet e organizuar në fundjavë në Kretë dhe Athinë.

“Na mikpritën dhe na mbështetën me shumë zjarr dhe ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion, si gjithmonë, i posaçëm i komunikimit dhe i përjetimit në një sallë të mbyllur, na u dha mundësia të takojmë plot të tjerë dhe të bashkëbisedojmë dhe të ndjejmë, të shijojmë për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 majit”, tha ai.

Rama evidentoi se shumë nga diaspora nuk janë regjistruar në PER pasi ose nuk kanë pasur informacionin e duhur ose e kanë lënë regjistrimin për në fund apo kanë pasur probleme me regjistrimin.

“Fatkeqësisht një pjesë nuk janë regjistruar sepse, ose e kanë lënë për në fund, ose nuk janë informuar si duhet, ose kanë pasur probleme me regjistrimin dhe pastaj ishin pjesë e atyre që u “dogjën”. Megjithatë një numër i konsiderueshëm premtuan që kanë bërë plan të vijnë të votojnë këtu në Shqipëri. Mirë se të vijnë! Me votën e diasporës ne do të arrijmë diçka spektakolare dhe ndërkohë, kemi dhe një takim tjetër jashtë në Itali dhe do të jetë edhe ajo një kënaqësi e veçantë”, tha ai.

Rama falënderoi në mënyrë të posaçme një qytetar që i solli në takimin në Greqi një dorë me 5 gishta.
“Ky do të qëndrojë këtu si simbol i një fitoreje të paharrueshme. Fitorja me notën 10, e 10-ta në radhë për mua dhe Partinë Socialiste”, tha Rama.

(BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu