Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka “varrosur” reformën territoriale, duke deklaruar se qeveria nuk ka vullnet për një ndarje administrative në interes të qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat pas seancës plenare, Berisha tha se reforma e deritanishme ka shkatërruar një proces që, sipas tij, ishte mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

“Rama varrosi një punë serioze të mbështetur nga komunitetet ndërkombëtare. Ai do një reformë jo në interes të qytetarëve. Këto janë përpëlitjet e fundit të tij. Edi Rama nuk shpëton më. Rama erdhi për të varrosur reformën territoriale”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha komentoi edhe protestën e zhvilluar jashtë Kuvendit, duke pretenduar se protestuesit u përballën me ndërhyrje të ashpër të policisë.

Sipas tij, pati përdorim të gazit lotsjellës dhe sprajit irritues, ndërsa shtoi se disa persona mbetën të lënduar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu