Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u takua sot në Bruksel me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentit Europian, Andreas Schieder, ku kanë diskutuar mbi ecurinë e procesit të integrimit dhe progresin e reformave në vend.

Gjatë këtij takimi, Balla e cilësoi raportin e këtij viti për Shqipërinë, tashmë në formën përfundimtare, si një udhërrëfyes të rëndësishëm për rrugën europiane të vendit.

Sipas Ballës, në raport vlerësohen arritjet e Shqipërisë dhe inkurajohet vijimi i reformave, si dhe përafrimi i legjislacionit me acquis të Bashkimit Europian.

Balla thekson gjithashtu se progresi i dukshëm i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian kontribuon jo vetëm në avancimin e vendit, por edhe në stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë në Europë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu