Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulat Balla propozoi që projektligjet që lidhen me Kapitullin 17 të negociatave me Bashkimin Evropian të shqyrtohen së bashku në seancën e 23 korrikut, për të zhvilluar një diskutim të plotë mbi paketën ligjore.

“Bazuar në Rregulloren e Kuvendit, duke qenë se ligji për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit është një ligj që ka të bëjë me detyrat dhe punën që po bën qeveria dhe grupi ynë negociator për kapitullin 17, dhe meqenëse janë edhe disa projektligje të tjera që ndërlidhen me kapitullin 17, propozoj që t’i bashkojmë të gjitha në një seancë.

Pra, në seancën e datës 23, atë pasardhëse, me qëllim që diskutimi të bëhet i plotë për të gjithë paketën e ligjeve që lidhet me kapitullin 17.

Dhe përfitoj nga rasti t’i përgëzoj kolegët ministrat, të cilët po punojnë për sa i përket përafrimit të legjislacionit me të drejtën komunitare të Bashkimit Evropian dhe me detyrimet e Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes për anëtarësim.

Kështu që kërkoj që ky projektligj të kalojë në seancën pasardhëse, siç e parashikon Rregullorja.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu