
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla, ka përcjellë nga Kamza mesazhin e nisjes së një etape të re zhvillimi për vendin, të cilën e cilësoi si “Rilindja 2.0”.
Përmes një deklarate publike, Balla theksoi se “Rilindja 2.0” përfaqëson ciklin e ri të zhvillimit që po nis, ndërsa “BESA” është dokumenti strategjik dhe metoda e qeverisjes që do të udhëheqë këtë proces.
“Ju përshëndes nga Kamza. Rilindja 2.0 është emri i ciklit të ri të zhvillimit që po nisim. BESA është dokumenti strategjik dhe metoda e tij e qeverisjes. Destinacioni është Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian”, shprehet Balla.
Ai nënvizoi se objektivi kryesor mbetet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, përmes vijimit të reformave, rritjes së standardeve të qeverisjes dhe forcimit të pranisë në terren pranë qytetarëve.
Mesazhi i Ballës vjen në kuadër të takimeve të “Pranisë Besnike”, një nismë që synon intensifikimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me qytetarët në të gjithë territorin.






