Temperaturat rekord në Afrikë po kërcënojnë edhe një nga kafshët më të përshtatura për jetën në shkretëtirë. Sipas një raporti të BBC, devetë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga vapa ekstreme, ndërsa në disa zona janë raportuar edhe ngordhje.

Barinjtë e deveve në rajonin Afar të Etiopisë thonë se kafshët po shfaqin shenja të rënda stresi nga nxehtësia, lodhjeje dhe dehidratimi. Ata paralajmërojnë se temperaturat e larta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë mbijetesën e tyre.

Shkencëtarët theksojnë se vala e të nxehtit po shkakton jo vetëm stres termik dhe përhapje sëmundjesh, por edhe mungesë uji, pakësim të bimësisë dhe reduktim të zonave me hije, duke rënduar më tej kushtet për kafshët.

Ekspertët e lidhin fenomenin me ndikimin e ndryshimeve klimatike, duke paralajmëruar se nëse temperaturat vazhdojnë të rriten, pasojat për komunitetet që mbështeten te devetë për transport dhe jetesë do të jenë gjithnjë e më të rënda.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu