Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë i dhanë ndihmë një turisteje nga Ukraina që kishte mbetur në disa shkëmbinj gjatë notit dhe nuk mund të kthehej në breg për shkak të dallgëve. 🌊🏊‍♀
Pas njoftimit nga një shtetas ukrainas, i cili ishte shqetësuar pasi bashkëshortja e tij kishte hyrë për të notuar 📍në plazhin e Pasqyrave, Manastir dhe nuk po kthehej në breg, Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Sarandë u nisën menjëherë drejt vendit të dhënë dhe organizuan veprimet së bashku me patrullat tokësore. Si rezultat i këtyre veprimeve, u lokalizua shtetasja ukrainase në veri të plazhit Pasqyrat, e cila kishte mbetur në disa shkëmbinj dhe nuk mund të vijonte të notonte për të dalë në breg për shkak të motit të keq. 🏝
Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg turisten ukrainase në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo dhe bashkëshorti i saj falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. 🙏👫
‼ Policia Kufitare u bën thirrje pushuesve që të jenë të kujdesshëm në kushte të motit të keq dhe dallgëve të forta, duke shmangur rreziqet e panevojshme. Po ashtu, u rekomandon drejtuesve të mjeteve lundruese të jenë veçanërisht të vëmendshëm gjatë lundrimit për të garantuar sigurinë e të gjithëve.
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu