Bashkia e Tiranës do të testojë  parkimin smart që mundëson vendosjen e makinave në kate duke shfrytëzuar një post për dy mjete.

Në një procedurë prokurimi të çelur këtë të hënë nënvizohet se në objekt të kontratës është “Smart parking” dhe fondi limit është rreth 250 mijë euro. Referuar specifikimeve teknike të bëra në dokumente sqarohet se kjo formë parkimi synon një përdorim më eficient të hapësirës.

yacht hotel sarande

“Posti smart i parkimit do të shërbejë për parkimin e dy makinave në një post të vetëm parkimi. Në këtë mënyrë rritet hapësira e parkimeve si dhe lehtësohet qarkullimi i mjeteve pasi shmangen  parkimet dyshe, Posti smart i parkimit duhet të jetë i ndërtuar nga një platformë e galvanizuar çeliku dhe të ketë 2 poste parkimi të pavarura. Postet duhet të jenë të vendosura paralel vertikalisht sipër njeri-tjetrit. Ai duhet të funksionojë nëpërmjet një platforme/ashensori i cili ngre makinën e parë qe parkohet, ne mënyrë qe te lejoje parkimin e makinës tjetër poshtë saj”, thuhet në dokument.

Po kështu platforma duhet e ketë peshëmbajtje maksimale deri në 2000kg. Lartësia e ngritjes së platformës duhet të jetë jo më pak se 1750mm, dhe të ofrojë mundësi rregullimi/tarimi të lartësisë së ngritjes së objektit.

“Platforma ngritëse duhet të kontrollohet nëpërmjet një çelësi lokal.  Platforma duhet të ketë bllokues elektrik sigurie që të garantojë sigurinë e makinës që do të parkohet poshtë saj. Tensioni i operimit të motorit të postit smart të parkimit duhet të jetë 24V në mënyrë që shmangen goditjet e mundshme elektrike që mund të dëmtojnë njerëzit”, thuhet në dokument

Posti smart i parkimit duhet të ofrojë mundësinë e instalimit të disa posteve në radhë pas njëri-tjetrit pa penguar hyrje-daljen e mjeteve. Në specifikime përcaktohet se sasia e mallit që kërkohet në këtë rast smart parking të jetë 40 të tillë ndërsa data e lëvrimit 3 muaj nga nënshkrimi i kontratës./Monitor

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu