Qeveria amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë të hënën se ka mbyllur tri degë të Postës së Serbisë në Mitrovicë të Veriut, tri në Leposaviq, dy në Zveçan dhe një në Zubin Potok.

yacht hotel sarande

“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”, është thënë në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në deklaratë i është bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’iu japë fund veprimeve të njëanshme dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për t’i zgjidhur çështjet e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe Bashkimi Evropian reagoi të hënën në mbrëmje ndaj vendimit të autoriteteve të Kosovës për të mbyllur degët e Postës së Serbisë në veriun e banuar me shumicë serbe, duke e cilësuar atë “një hap të njëanshëm dhe të pa bashkërenduar, i cili shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja”.

Në një komunikatë për shtypin, blloku i bëri thirrje qeverisë së Kosovës “të rishqyrtojë vendimin e saj dhe të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje” në kuadër të bisedimeve./REL,VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu