Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Objektiv dyshohet se ishte Meard Berberinjë person me precedent të mëparshëm penal, pasi është dënuar 5 herë që prej vitit 2011, për vepra të ndryshme penale. Meard Berberi rezulton pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020 në Pogradec. Meardi Berberi, doli nga burgu pasi përfitoi prej amnistisë.