Çmimet ndërkombëtare të naftës ranë këtë të premte, duke e orientuar tregun drejt javës së tretë radhazi me humbje.

Në orën 10:00 me orën e Tiranës, Brent tregtohej me 91,03 dollarë për fuçi, rreth 1% më pak. Kontrata amerikane WTI për dhjetorin zbriti në 81,81 dollarë.

Rënia lidhet me flukset e forta të eksporteve nga Lindja e Mesme dhe pritshmëritë për tepricë oferte, megjithëse sulmet në rajon vazhdojnë të krijojnë pasiguri.

Brent ishte drejt një humbjeje javore prej rreth 5%, ndërsa WTI për dhjetorin afërsisht 8%.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu