Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme parlamentare, ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2027 dhe paketa fiskale, ndërsa deputetët e opozitës kanë braktisur sallën e Kuvendit.

Largimi i opozitës ka ndodhur në momentin kur kreu i qeverisë ka marrë fjalën nga foltorja e Parlamentit, duke shënuar një tjetër episod të përplasjes politike mes mazhorancës dhe Partisë Demokratike.

Më herët, kryetari i PD-së, Sali Berisha, kishte mbajtur një fjalim me akuza të forta ndaj qeverisë, duke e cilësuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm si “buxheti i vjedhjes”.

Berisha akuzoi mazhorancën se me paketën e re fiskale do të rëndojë më tej qytetarët, përmes rritjes së taksave dhe çmimeve, ndërsa hodhi edhe akuza për lidhje të pretenduara të zyrtarëve me krimin e organizuar.

Deputetët demokratë kanë deklaruar se do të votojnë kundër projektbuxhetit të vitit 2027.

Seanca parlamentare vijon me diskutimet për projektbuxhetin dhe ndryshimet e parashikuara në paketën fiskale.

Lajmi në përditësim…

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu