Olsi Ibro, një nga personat e shpallur në kërkim për mashtrimin me mikrokreditë, është vetëvrarë mëngjesin e kësaj të shtune.

Raportohet se Ibro është hedhur nga një pallat në ndërtim e sipër në Tiranë dhe ka humbur jetën.

yacht hotel sarande

Ky veprim i tij ka ardhur pas sekuestrimit të shoqërive financiare, Micro Credit Albania dhe Final.

Nga hetimet rezultoi se MCA dhe Final, në bashkëpunim me ADCA dhe me disa shoqëri të tjera përmbarimore, por edhe me ndihmën e një eksperteje vlerësuese, kanë krijuar së bashku një skemë mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve që aktualisht përllogaritet në miliona euro.

Ata blinin kreditë e këqija, i bënin presion dhe përndiqnin debitorët e familjarët e tyre  nëpërmjet telefonatave të vazhdueshme dhe i sekuestronin atyre pasuritë në kundërshtim me ligjin.

Si rrjedhojë shoqëritë MCA dhe Final kanë përfituar të ardhura dhe pasuri të paligjshme, të cilat ua kanë vjedhur dhe zhvatur qytetarëve, që përllogariten në 10-tra miliona euro sipas mënyrës së sipërcituar, para dhe prona të cilat i kanë investuar apo përdorur në aktivitete të tjera./ CNA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu