Tirana u mposht 0-1 nga Torpedo Kutaisi i Gjeorgjisë në ndeshjen e dytë kualifikuese të Conference League dhe është jashtë këtij kompeticioni. Barazimi 1-1 një javë më parë në Gjeorgji nuk i ka mjaftuar djemve të Bledi Shkëmbit që të vijojnë aventurën evropiane.
Ndeshja u vendos nga goli i Johnsen vetëm pas tre minutave lojë, me prapavijën bardheblu që la për të dëshiruar. Edhe pse kryeqytetasit kishin mbështetjen e tifozëve, forca nuk ishte e duhura për ta dërguar topin në rrjetë dhe ndeshjen në shtesë.
Kështu, Tirana është jashtë Evropë dhe do kërkojë që revolucioni në ekip t’i shërbeje për kampionatin në sezonin e ri që nis më 18 gusht 2024.