Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër lëvizje në kabinetin qeveritar. Besfort Lamallari largohet nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, ndërsa vendin e tij e merr Ervin Demo.

Ndryshimi sjell edhe një riorganizim të dikastereve. Sipas Ramës, çështjet e pushtetit vendor, të cilat deri tani mbuloheshin nga Demo, do të integrohen në strukturën e Ministrisë së Brendshme.

“Sot kam vendosur të bëjmë një lëvizje në skuadrën që është në fushë. Lamallari nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme kalon në stolin tim, bashkë me mua dhe ekipin këtu në Kryeministri, ndërkohë që Demo, ministri i Pushtetit Vendor, do të mbulojë Punët e Brendshme, ku do të integrojmë dhe çështjet vendore”, deklaroi Rama.

Lamallari nuk do të ketë më një post ministror, por do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit të kryeministrit në Kryeministri.

Vetë Lamallari falënderoi Ramën për besimin gjatë 10 viteve të bashkëpunimit.

“Ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme dhe jam munduar që të mos ju zhgënjej. Është kënaqësi dhe nder të jem në krahun tuaj për të gjitha punët që e presin Shqipërinë”, u shpreh ai.

Lamallari ishte përfshirë në kabinet më 11 shtator 2025, fillimisht në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë. Në shkurt të këtij viti ai kaloi në Ministrinë e Brendshme, ku më herët kishte shërbyer edhe si zëvendësministër.

Tage SEO: Edi Rama, Besfort Lamallari, Ervin Demo, Ministria e Brendshme, Pushteti Vendor, Ervin Demo ministër i Brendshëm, Lamallari largohet, ndryshime në qeveri, kabineti Rama, riformatim qeverie, qeveria shqiptare, Kryeministria, politikë, Shqipëri, AIA.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu