Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas incidentit me deputeten socialiste Iris Luarasi, e cila u përball me protestuesit teksa po shkonte drejt Parlamentit për seancën plenare.

Rama ka ripostuar në rrjetet sociale videon e momentit kur një grup protestuesish ndjekin nga pas Luarasin, ndërsa dëgjohen duke i drejtuar thirrjet “hajdute” dhe “kriminele”.

Kryeministri e ka shoqëruar videon vetëm me një koment të shkurtër, por të fortë:

“Çfarë mjerimi mendor!”, shkruan Rama.

Incidenti ndodhi gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë pranë Parlamentit, në ditën e nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Për ngjarjen kishte reaguar më herët edhe Albana Koçiu, e cila e cilësoi sjelljen ndaj Luarasit “dhunë të mirëfilltë dhe të shëmtuar”, duke deklaruar se ajo nuk mund të justifikohet si protestë apo zemërim qytetar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu