
Penélope Cruz dhe Javier Bardem kanë tërhequr vëmendjen në Festivalin e Filmit në Venecia, ku janë shfaqur së bashku në një dalje publike.
Çifti mbërriti në Lido dhe u fotografua pranë Hotel Excelsior, teksa zbriste nga një taksi ujore. Një moment që tërhoqi vëmendjen ishte gjesti i Bardem, i cili ndihmoi bashkëshorten e tij të zbriste, duke dhuruar një prej momenteve më të ëmbla të ditës në Venecia.

Cruz dhe Bardem, të martuar prej më shumë se 15 vitesh, janë një prej çifteve më të njohura të kinemasë ndërkombëtare dhe përgjithësisht e mbajnë jetën e tyre private larg vëmendjes së publikut.
Penélope Cruz u shfaq elegante me një fustan të zi midi me dekolte të theksuar, ndërsa Javier Bardem zgjodhi një paraqitje më casual, me këmishë blu, xhinse të errëta dhe këpucë të bardha.
Dy aktorët ndodhen në Venecia për filmin e tyre të ri “Bunker”, me regji të Florian Zeller, ku interpretojnë sërish së bashku.
Cruz dhe Bardem kanë ndarë ekranin disa herë gjatë karrierës së tyre, që nga “Jamón Jamón” e deri te “Vicky Cristina Barcelona” dhe “Everybody Knows”.






