Situata paraqitet e rëndë në Malin e Tërbunit në Pukë, ku zjarri vijon të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore.

Video

Flakët, të favorizuara nga era dhe terreni i vështirë malor, kanë përfshirë edhe një banesë të braktisur.

Pamjet nga zona tregojnë përmasat e zjarrit që ka përfshirë masivin pyjor, ndërsa forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve dhe ndalimin e përhapjes së tyre.

Mali i Tërbunit ishte raportuar edhe më herët gjatë ditës mes vatrave aktive të zjarrit, ndërsa gjatë mbrëmjes situata është përkeqësuar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu