
Një tjetër tronditje në drejtimin e Pentagonit. Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, ka paraqitur dorëheqjen pas përplasjeve me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke hapur një tjetër çështje të ndjeshme brenda administratës së Presidentit Donald Trump.
Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, në qendër të përplasjes mes Driscoll dhe Hegseth kanë qenë mosmarrëveshjet për drejtimin dhe të ardhmen e Ushtrisë amerikane.
Driscoll kishte mbështetur një projekt për modernizimin e US Army, por sipas raportimit, iniciativa e tij ishte bllokuar. Një tjetër pikë tensioni lidhej me largimet dhe ndryshimet e shumta në nivelet e larta të hierarkisë ushtarake.
Dorëheqja e Driscoll vjen në një moment kur drejtimi i Pentagonit është përballur me një sërë ndryshimesh dhe tensionesh të brendshme.
Dan Driscoll mbante postin e Sekretarit të Ushtrisë, pozicioni më i lartë civil në drejtimin e US Army.
Largimi i tij përbën një tjetër zhvillim të rëndësishëm për administratën Trump dhe veçanërisht për Pentagonin, ku Pete Hegseth po përpiqet të zbatojë linjën e tij në drejtimin e forcave të armatosura amerikane.
Burimi: La Repubblica






