Kryeministri Edi Rama priti në zyrën e tij boksierin shqiptar Nelson Hysa, i cili pak ditë më parë mbrojti me sukses titullin WBO, duke regjistruar fitoren e 25-të në karrierë.

Hysa mbërriti në Kryeministri me dorezat që kishte përdorur në përballjen me norvegjezin Thomas Narmo dhe i tregoi Ramës detaje nga ndeshja, të cilën e cilësoi të vështirë.

Kryeministri e përgëzoi boksierin për suksesin dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare, ndërsa Hysa theksoi se aktualisht është i vetmi boksier shqiptar i renditur në katër federatat kryesore ndërkombëtare të boksit.

Në fund të takimit, Hysa i dha Ramës njërën prej dorezave dhe të dy pozuan për fotografi.

Takimi nuk kaloi pa batuta. Rama bëri një krahasim mes hundës së tij dhe asaj të boksierit, duke thënë se të dy e kanë pasur të thyer: Hysa nga boksi, ndërsa kryeministri iu referua dhunës së ushtruar ndaj tij në vitin 1997.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu