Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar se marrëveshja me Shtetet e Bashkuara për financimin e blerjes së pajisjeve ushtarake është mbajtur konfidenciale me kërkesë të palës amerikane.

Gjatë një konference për mediat, Malaj u shpreh se bëhet fjalë për një kredi me vlerë 302 milionë dollarë, e cila, sipas tij, përfaqëson jo vetëm një mbështetje për modernizimin e Forcave të Armatosura, por edhe një element të rëndësishëm të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ministri theksoi se kushtet financiare të kësaj kredie janë konkurruese në krahasim me kreditë e tjera që Shqipëria siguron për financimin e sektorëve të ndryshëm.

Sipas Malajt, kërkesa për ruajtjen e konfidencialitetit të detajeve të marrëveshjes ka ardhur nga autoritetet amerikane.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu