Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mbrojti procedurën e ndjekur për miratimin e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për financimin e pajisjeve ushtarake, duke theksuar se interesi kombëtar dhe siguria e vendit justifikonin shqyrtimin e përshpejtuar në Kuvend.

I pyetur për akuzat e opozitës se ishin shkelur afatet parlamentare, Balla tha se Kushtetuta përcakton qartë rastet kur nuk lejohet procedura e përshpejtuar dhe se, në këtë rast, institucionet shqiptare vepruan me seriozitet maksimal.

Sipas tij, marrëveshja prej 302 milionë dollarësh është mbështetja më e madhe që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë në dekadat e fundit dhe do të forcojë kapacitetet mbrojtëse të vendit në kuadër të angazhimeve në NATO.

Balla tha se procedura u përshpejtua për të mos vonuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes dhe nisjen e disbursimit të fondeve, që sipas tij pritet të fillojë në fillim të muajit shtator. Ai shtoi se norma e interesit nuk mund të bëhet publike, pasi është pjesë e informacionit konfidencial të dakordësuar mes dy vendeve.

Duke komentuar bojkotin e opozitës, Balla deklaroi se Partia Demokratike nuk mungoi për shkak të procedurave, por për arsye politike, duke e cilësuar marrëveshjen si historike për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Në prononcimin për gazetarët, Balla u ndal edhe te Reforma Administrativo-Territoriale, duke bërë të ditur se puna e Komisionit të Posaçëm po vijon sipas planit dhe se në sesionin e ardhshëm parlamentar do të paraqiten propozimet përfundimtare.

Ai theksoi se reforma nuk do të kufizohet vetëm te ndarja e re administrativo-territoriale, por do të përfshijë edhe masa për përmirësimin e shërbimeve publike, me synimin që qytetarët, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale, të kenë akses më të mirë në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe shërbime administrative. Sipas Ballës, do të parashikohen edhe zgjidhje për qytetarët që nuk përdorin shërbimet online, përmes zyrave të posaçme në çdo njësi vendore.

Fjala e plotë: Pyetje: keni shkelur çdo afat duke miratuar një marrëveshje, duke kaluar brenda ditës tri hallka, pra kërkesa e kryetarit, kërkesa e kryetarit të Kuvendit, kalimi në komision dhe më pas edhe miratimi në seancë plenare brenda të njëjtës ditë.

Balla: Nganjëherë do kisha dashur unë të isha në vendin tuaj.

Që të kisha aq fuqi saqë me fjalët e një pyetjeje të bëja gjitha këto konstatime. Ju mund të thoni pretendime për shkeljen e Rregullores.

Por ju lutem, ju lutem, edhe Kushtetuta është shumë e qartë.

Kushtetuta e vendit ka parashikuar ligjet për të cilat nuk lejohet procedura e përshpejtuar, por mendoj që interesat e vendit…

Dhe kur flas për interesat e vendit, janë edhe interesat e sigurisë kombëtare në kushtet e një bote të trazuar, për herë të parë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore ka një luftë. Mendoj që interesi kombëtar është i tillë që një marrëveshje që forcon kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë, për të cilat ne synojmë që, që në shtator të fillojnë lëvrimet e para, gjithçka që na duhet për të forcuar mbrojtjen tonë, për të respektuar edhe elementët e sekretit, pra, për të cilën kemi pasur gjithë diskutimin. Ka qenë e nevojshme që të gjitha institucionet e përfshira në shqyrtimin e saj…

Gjej rastin të përgëzoj qeverinë shqiptare, Kryeministrin, ministrin e Financave, ministrin e Mbrojtjes, të gjithë ata të përfshirë në negocimin e kësaj marrëveshjeje. Janë 302 milionë dollarë.

Nëse do të bënim një bilanc historik të 35 viteve. Të paktën 35 vite në 104 vite marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është edhe mbështetja më e madhe që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin Shqipërisë.

Prandaj, qoftë.

qeveria.

Qoftë Kuvendi.

Edhe Presidenti i Republikës treguan seriozitet maksimal.

Në shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar.

E rëndësishme është që në marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të fortë. Dhe, mbi të gjitha, për të qenë e qartë për gjithë publikun.Arsyeja pse Kuvendi ndoqi këtë procedurë të përshpejtuar është pikërisht se instrumentet e buxhetit nuk ndryshojnë shumë. Edhe në Shqipëri, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëse do ta humbnim këtë javë, do të hynim pastaj në një situatë të vështirë për sesione të jashtëzakonshme kuvendore dhe gjithçka tjetër. Do të na vihej në dyshim fillimi i përfitimit të mbështetjes që në ditët e para të shtatorit.

 

Jo, jo, po nuk përmbushej.

Nëse, ju lutem, kush jua ka thënë këtë, ka thënë gabim.

Të lutem, nuk…

Unë jam i bindur.

Unë jam i bindur se kemi bërë gjënë e duhur.

Fakti që edhe institucioni i tretë i përfshirë në proces, Presidenti i Republikës, i cili si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka ndjekur nga afër negociatën për këtë marrëveshje, dëshmon se institucionet shqiptare janë në krye të detyrës.

Nuk merren me ankesa të vogla procedurale.

Duhet të kuptoni që arsyeja pse Partia Demokratike bojkotoi sot seancën e votimit të saj marrëveshjeje. nuk ka të bëjë fare me procedurat.

Janë e njëjta parti politike që bojkotoi edhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Janë e njëjta parti politike që bojkoton sot votimin në Kuvend të kësaj marrëveshjeje historike. Nuk hezitoj ta quaj marrëveshje historike, sepse është e rëndësishme aq sa mund të lejohet, për shkak të disponimit dhe çertifikatës të sigurisë dhe të firmosjes së deklaratës së konfidencialitetit.

Mund t’ju them që është një marrëveshje që forcon kapacitetet e sigurisë së Shqipërisë. Për ne, për këtë mazhorancë, siguria e çdo qytetari të Shqipërisë, siguria e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s, është më e rëndësishme se çdo aspekt tjetër.

Pyetja: Duke qenë se nga e premtja afati që përmbushet…pse Nga qershori zgjodhët pikërisht një seancë jashtë sesionit për ta miratuar. Nuk ishte kohë e mjaftueshme nga qershori deri tani? Dhe përqindja e kësaj huaje sa është?

Balla: Sepse marrëveshja është miratuar në qeveri ditën e premte dhe Kuvendi votoi sot. Po sot marrëveshja, me njoftimin që edhe ju e ndoqët, ka hyrë në fuqi. Unë besoj shumë që në fillim të shtatorit do të fillojë disbursimi. Sa i përket pjesës së përqindjes së interesit, është pjesë e vlerësimit konfidencial, e cila është kërkuar dhe është dakordësuar nga dy palët dhe nuk mund ta bëj atë publike.

s për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Shqipërisë, që do të thotë më shumë siguri për Shqipërinë në kushtet e një bote dhe në kushtet e një vendi anëtar të NATO-s, i cili merr përgjegjësi gjithashtu për pjesën që i takon Shqipërisë dhe në përmbushjen e nevojave që ka Shqipëria dhe NATO për një pjesë të caktuar të mbrojtjes.

Pyetje:A do të shkojë Partia Socialiste me një propozim për ndryshim në ligjin e vetëqeverisjes vendore, pasi deri më tani nuk shohim dakordësi në Komisionin e Reformës mes dy bashkëkryetarëve?

Balla: E para është që reforma administrativo-territoriale ka ecur.

Sipas të gjitha parashikimeve tona. Nuk kam pasur asnjë dyshim në tetor, kur është votuar, që Partia Demokratike do të ishte në fund të këtij procesi e përfshirë.

Është vendimmarrja e tyre. Megjithatë, Kuvendi do të jetë i përfshirë në raportin që ju e dispononi tanimë, të bërë publik nga bashkëkryetari i Komisionit, zoti Mazniku. kemi identifikuar disa propozime, të cilat nuk janë vetëm thjesht ndarje e re administrativo-territoriale.

Në sesionin tjetër, përveç kësaj pjese, do të keni edhe propozime që lidhen me përmirësimin e shërbimeve.

Fokusi ynë është që të garantojmë që çdo shtetasi të Shqipërisë, pavarësisht se jeton në qendër të Tiranës apo në fshatin më të thellë të Shqipërisë, të ketë infrastrukturë arsimore të mirë, infrastrukturë shëndetësore të mirë, infrastrukturë rrugore të mirë, shërbime. Jo pa qëllim kemi investuar përmes e-Albania-s në përmirësimin e shërbimeve dhe ofrimin e shërbimeve online.

Për këto shërbime online duhet të ofrohen në mënyrë të atillë që edhe moshat e treta apo të tjerë që nuk i aksesojnë dot shërbimet, t’i kenë në zyrat e posaçme në çdo fshat, në çdo qendër komune, në mënyrë që ne të kemi, flas për zonën rurale, të garantojmë shërbime.

Kështu që, për të qenë korrekt me përgjigjen e pyetjes padyshim që grupi parlamentar i Partisë Socialiste, por në rastin në fjalë duhet ta ndajmë. Do të jenë deputetët tanë në Komisionin e Posaçëm të Reformës Administrativo-Territoriale.

Pas përfundimit të mandatit të Komisionit, pas paraqitjes së raportit përfundimtar në Kuvend, tani do vinë edhe propozimet.

Pyetje: do ta depozitoni? Brenda këtij sesioni, pra deri të premten, që është 31 korriku, për të fituar edhe këtë hapësirën kohore? Z. Balla, 60 ditë?

Balla: Nuk është puna te pjesa e fitimit të hapësirës, pa dyshim që kolegët tanë të komisionit të posaçëm vazhdojnë punën edhe në këtë moment që flasim bashkë dhe besoj që do ta konkretizojmë.

Pyetje:

Do t’i qëndroni kërkesës për ndarje në rajone?

Balla:

Tani, të lutem, unë dua që për këtë çështje të flasin ata të parët, ata që kanë bërë punën për muaj me radhë. Kështu që, për të gjitha këto, do të keni mundësi në ditë në vijim. Ne nuk po ikim me pushime, jemi këtu.

Pyetje:

Z. Balla, kjo ishte seanca e fundit e Kuvendit?

Balla: kjo është kompetencë e kryetarit të Kuvendit, i cili vlerëson nëse ka çështje ose materiale gati nga puna e komisioneve. Mos harroni asnjëherë që komisionet prodhojnë shqyrtimin e ligjeve, çojnë raportet, dhe kryetari i Kuvendit vendos që të ketë apo jo. E vërteta është që ky sesion mbyllet të premten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu