Policia ka shoqëruar një nga organizatorët e protestës së zhvilluar këtë të hënë para Parlamentit, Arben Kolën.

Shoqërimi i tij ndodhi gjatë zhvillimit të tubimit, ndërsa protestuesit vijonin të qëndronin të grumbulluar në disa pika pranë godinës së Parlamentit.

Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë momentin kur Kola tërhiqet zvarrë nga efektivët e Policisë dhe më pas futet në automjetin e policisë.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit mbi arsyet e shoqërimit të Arben Kolës, ndërsa protesta vijon.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu