Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të rrisin angazhimin në mbështetje të protestës qytetare, e cila sipas tij ka hyrë në ditën e 56-të dhe ka dobësuar ndjeshëm pozitën politike të kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë publike, Berisha u shpreh se protesta e ka “falimentuar politikisht” kreun e qeverisë dhe se ai nuk ka më rrugëdalje politike.

“Protesta e ka falimentuar Ramën. Ai nuk ka më shpresë, ndaj ju bëj thirrje demokratëve dhe qytetarëve të bëjmë gjithçka për suksesin e saj”, deklaroi Berisha.

Kreu i opozitës e cilësoi protestën si një moment vendimtar për ndryshimin politik në vend dhe u kërkoi mbështetësve të vijojnë mobilizimin në ditët në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu