
Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ka vendosur që Rajoni i Ohrit të mos përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, duke i dhënë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë edhe pesë vite kohë për të zbatuar masat e kërkuara për mbrojtjen e kësaj zone.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Korenë e Jugut dhe u mbështet nga 16 prej 21 vendeve anëtare.
Megjithëse statusi i Trashëgimisë Botërore u ruajt, UNESCO përsëriti rekomandimet e saj për ndalimin e urbanizimit të pakontrolluar, frenimin e ndërtimeve të paligjshme dhe forcimin e masave për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit.
Gjatë pesë viteve të ardhshme, autoritetet e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të duhet të dëshmojnë progres konkret në zbatimin e këtyre detyrimeve për të garantuar ruajtjen e statusit të Trashëgimisë Botërore.






