Tensione dhe përplasje janë shënuar mëngjesin e kësaj të enjteje para Kuvendit, ku protestuesit u përballën me forcat e Policisë ndërsa pritej nisja e seancës plenare.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, protestuesit hodhën vezë dhe gurë në drejtim të efektivëve të Policisë, pasi tentuan të çanin gardhin metalik të vendosur përreth Parlamentit. Si pasojë e përplasjeve, të paktën një punonjës policie mbeti i plagosur.

Policia reagoi duke përdorur ujë me presion për të larguar protestuesit, ndërsa qarkullimi në zonë u bllokua për disa minuta. Gjatë tensioneve u goditën edhe disa automjete të deputetëve që hynë në Kuvend nga hyrja kryesore.

Pas ngjarjes reagoi shefi i grupit parlamentar te PS Taulant Balla, i cili publikoi pamje të efektivit të plagosur dhe dënoi dhunën ndaj uniformave blu.

“Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkroi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu