Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e stuhisë së fuqishme që goditi Shkupin, duke detyruar ekipet e urgjencës të ndërhyjnë në disa zona të kryeqytetit.

Sipas autoriteteve shëndetësore, katër të lënduar janë transportuar në Qendrën Urgjente, ndërsa katër të tjerë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”.

Gjendja më e rëndë raportohet të jetë ajo e një gruaje 86-vjeçare nga lagjja Topanë, e cila pësoi lëndime të rënda në kokë pasi u godit nga një pemë e rrëzuar gjatë stuhisë. Ajo u transportua me urgjencë në spital, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen e saj shëndetësore.

Ndërkohë, një person tjetër me prerje në ballë është paraqitur vetë për ndihmë mjekësore në spitalin “8 Shtatori”.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë orëve në vijim pritet të publikohen informacione të tjera mbi gjendjen e të lënduarve dhe dëmet e shkaktuara nga moti i rënduar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu