Një avion i kompanisë Ryanair, që po kryente fluturimin nga Londra drejt Tiranës, është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Luksemburgut për shkak të një urgjence mjekësore në bord.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, menjëherë pas uljes në pistë ndërhynë ekipet e zjarrfikësve dhe Shërbimi Mjekësor i Emergjencës (SAMU), të cilët asistuan gjatë operacionit që zgjati rreth 30 minuta.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, avioni u nis sërish nga aeroporti i Luksemburgut në orën 09:18 për të vijuar itinerarin drejt Tiranës.

Fluturimi mbërriti në kryeqytetin shqiptar sipas itinerarit të përditësuar, ndërsa nuk janë bërë publike detaje mbi gjendjen shëndetësore të personit që shkaktoi aktivizimin e procedurës së emergjencës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu