Kryeministri Edi Rama feston këtë të premte 62-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, ai publikoi në rrjetet sociale një fotografi me flamingo dhe një mesazh falënderues për të gjithë ata që i kanë uruar ditëlindjen.

Rama tha se e ka të pamundur t’u përgjigjet individualisht mijëra urimeve, ndërsa nuk la pa përmendur edhe kritikët e tij.

“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen… e pamundur t’u përgjigjem të gjithave… E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurt që nuk po jeton kot”, shkroi kryeministri.

Postimi i Ramës u shoqërua me reagime të shumta në rrjetet sociale, ku mbështetësit dhe qytetarë të tjerë i uruan ditëlindjen.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu