
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbyllur fushatën zgjedhore me një mesazh të shkurtër, por me ngarkesë të fortë politike, një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka publikuar vetëm katër fjalë: “Kosova ia qet pikën”.
Mesazhi vjen në përfundim të një fushate ku Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për vazhdimin e qeverisjes, duke vënë theksin te sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i sovranitetit të shtetit.
Me sloganin e fundit, Kurti duket se ka zgjedhur t’ia lërë fjalën përfundimtare qytetarëve, të cilët do t’u drejtohen kutive të votimit këtë të diel për të vendosur mbi përbërjen e legjislaturës së ardhshme.
Kosova shkon në zgjedhje mes një gare të fortë politike, ndërsa partitë kryesore kanë përmbyllur aktivitetet elektorale dhe tashmë presin verdiktin e votuesve.
Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote pritet të marrin pjesë në procesin zgjedhor, i cili po ndiqet edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë.






