Një foshnjë 3-muajshe dyshohet se është dhunuar në Klinikën e Fëmijëve në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.  Gjyshi i foshnjës pretendon se dhuna ka ardhur pasi nëna e foshnjes nuk e ka ditur gjuhën maqedonase. Familja është nga Saraji i Shkupit, ndërkaq dhunën dyshohet se e ka ushtruar një infermiere.

yacht hotel sarande

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari pasi ka takuar familjen e foshnjës 3-muajshe, për të cilën dyshohet se është rrahur nga një infermiere në Klinikën e Fëmijëve në “Nënë Tereza” në Shkup, ka njoftuar se ka inicuar komision për të hetuar rastin, transmeton TV21.

1. Nëse ky rast është i vërtetë kjo infermiere do të pushohet menjëherë nga puna dhe unë personalisht do të kujdesem që t’i kalojë urgjent organeve të Drejtësisë

2. ⁠Sidoqë të jetë e vërteta do të gjenden dhe do të dënohen fajtorët e këtij akti të shëmtuar dhe të dhimbshëm

3. ⁠Jam duke shkuar në vendngjarje personalisht për të takuar familjarët dhe stafin!”, shkroi Taravari.

Ai thotë se pasi të vërtetohen rrethanat, “dënim, patjetër se duhet të ketë”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu