Foto ilustruese

Një grabitje me armë ka tronditur mesditën e kësaj të premteje qendrën e Kamzës, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në një argjendari dhe kanë marrë një sasi bizhuterish me vlerë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. Dyshohet se njëri prej autorëve ka qenë i armatosur dhe nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin sendet me vlerë në argjendarinë në pronësi të shtetasit me iniciale O.L.

Pas grabitjes, autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle intensive në zonë për kapjen e tyre.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për administrimin e provave dhe identifikimin e autorëve të grabitjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu