Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend u shoqërua me tensione, batuta, ndërprerje dhe momente të sikletshme, aq sa duket se “Kuvendit i ka hyrë Merkuri në retrogradë”.

Incidenti më pikant u regjistrua me Ferit Hoxha, i cili gjatë një bisede me Albana Koçiu u ul në vendin e kryeministrit Edi Rama.

Momenti shkaktoi lëvizje të menjëhershme në sallë, ndërsa një punonjëse e Kuvendit iu afrua ministrit dhe i kërkoi të lirojë vendin. Hoxha u ngrit menjëherë, ndërsa Koçiu shkoi më pas pranë tij për të vijuar bisedën.

Por ky nuk ishte episodi i vetëm i sikletshëm i ditës.

Gjatë debatit për integrimin europian dhe draft-rezolutën e dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës, nuk munguan përplasjet edhe brenda shumicës socialiste.

Në një moment, Niko Peleshi pati një debat procedural me Ulsi Manja për menaxhimin e seancës dhe kohën e diskutimeve.

Pak më vonë, vetë Peleshi nuk i akordoi as sekonda shtesë që të përfundojë fjalën ministres Erjona Ismaili, teksa ajo po mbante fjalën për procesin e integrimit europian dhe përgjegjësinë politike të Kuvendit.

Në sfondin e tensioneve politike, akuzave për integrimin, përplasjeve mes mazhorancës dhe opozitës dhe ironive të forta të ditës, seanca u kthye në një maratonë incidentesh, gafash dhe nervozizmi politik.

Çfarë po ndodh në PS? A ka një rreshtim “planetesh” të kastës së vjetër kundër “gjakut” të ri, teknokratëve?!

Sipas doktor Frojdit, po!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu