Mereme Sela ka marrë një tjetër goditje në përpjekjen për të hyrë në garën për drejtimin e Partia Demokratike, pasi Gjykata e Tiranës ka refuzuar padinë e saj ndaj vendimit për skualifikimin nga zgjedhjet.

Vendimi është marrë më 8 maj nga gjyqtarja Suela Xhani, me argumentin se mungonin dokumentet shoqëruese dhe elementë të rëndësishëm proceduralë.

Mereme Sela kishte kërkuar nga gjykata shpalljen të pavlefshëm të vendimit të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të PD-së, i cili më 1 maj refuzoi kandidaturën e saj për postin e kryetares së partisë.

Sipas vendimit të gjykatës, padia kishte disa mangësi serioze.

Gjykata konstatoi se:

  • nuk ishin përcaktuar saktë të dhënat identifikuese të paditëses;
  • mungonte një dokument identifikimi i vlefshëm;
  • nuk ishte përcaktuar qartë pala e paditur si person juridik;
  • nuk ishte paguar tarifa gjyqësore;
  • nuk ishin paraqitur qartë faktet dhe pretendimet juridike;
  • dokumentet e dorëzuara ishin fotokopje të panjësuara me origjinalin.

Zgjedhjet për kreun e PD-së pritet të mbahen më 23 maj.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu