
Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, ka përjetuar për herë të parë nga afër një situatë të rrezikshme sigurie, gjatë të shtënave në darkën e korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë.
Sipas presidentit Donald Trump, reagimi i parë i saj ishte “një zhurmë e keqe”, teksa të shtënat u dëgjuan jashtë sallës ku ndodheshin.
Në momentet e tensionit, Melania Trump u ul nën tavolinë së bashku me të pranishmit, ndërsa Shërbimi Sekret ndërhyri menjëherë për ta evakuuar atë dhe presidentin drejt një zone të sigurt.

Ngjarja shënon herën e parë që ajo përballet drejtpërdrejt me një evakuim emergjent, ndryshe nga incidentet e mëparshme në vitin 2024, për të cilat kishte mësuar nga distanca.
Presidenti Trump e cilësoi situatën si “traumatike” për bashkëshorten e tij, duke shtuar se reagimi i saj ishte i natyrshëm përballë një rreziku të tillë.
Në pamjet e publikuara, Melania shihet e tronditur, ndërsa momentet e para të panikut u shoqëruan me ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të sigurisë.
Ngjarja ka rikthyer në fokus shqetësimet e vazhdueshme të saj për sigurinë, ndërsa këtë javë pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes gjatë vizitës zyrtare të Mbretit Charles III në Shtëpinë e Bardhë.






