
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me pasuritë e sekuestruara ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në kuadër të hetimeve të zhvilluara nga SPAK.
Sipas të dhënave zyrtare, lista e pasurive përfshin apartamente dhe prona në disa zona të vendit, si dhe llogari bankare dhe mjete.
Ndër pasuritë e sekuestruara janë një apartament në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, një tjetër pronë në rrugën e “Kavajës”, si dhe një pasuri në zonën e Qerretit në Kavajë.
Po ashtu, në listë përfshihet edhe një ullishte me sipërfaqe 1500 m² në Sauk, si dhe një automjet tip Volkswagen Tiguan.
Autoritetet kanë vendosur gjithashtu sekuestrim mbi disa llogari bankare në institucione të ndryshme financiare, përfshirë BKT dhe OTP Bank.
Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht origjinën e pasurive dhe lidhjen e tyre me veprimtarinë e dyshuar kriminale.






