Ngjarja e rëndë dhe e pazakontë që ka tronditur qytetin e Lushnjës, ku një 36-vjeçar ka zhvarrosur eshtrat e një gruaje të ndarë nga jeta prej 17 vitesh zuri vend në “prime time” të një tv kombëtar si TV Klan mbrëmjen e së martës.

Rasti, i cilësuar si i rrallë dhe shqetësues, ka sjellë reagime të forta në opinionin publik, ndërsa detaje të reja hedhin dritë mbi historinë personale të autorit të dyshuar.

Sipas informacioneve që u përcollën nga ky emision, i riu ka pranuar veprimin, por nuk ka dhënë një motiv të qartë për aktin e kryer. Mësohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i përfshirë edhe më parë në akte vandalizmi në varrezat e qytetit.

Historia e tij konsiderohet e trishtë, pasi dikur ka qenë një student i shkëlqyer në Mjekësi, ku ka studiuar për tre vite, përpara se të ndërpriste studimet për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas raportimeve, ai jeton i vetëm, pasi ka humbur të dy prindërit, ndërsa ka vetëm një vëlla.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të pazakontë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu