Zbardhet identiteti i viktimës që humbi jetën mbrëmjen e sotme gjatë përplasjes me armë zjarri në  Memaliaj.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Endri Goxhaj, i cili mbeti i vrarë pas një konflikti të armatosur. Në këtë ngjarje u përfshi edhe shtetasi Donald Nela, i njohur me pseudonimin “Tupja”, i cili dyshohet si autor i krimit.

Sipas raportimeve, konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të hasmërive të vjetra mes palëve. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar, Dario Nela.

Burime mediatike bëjnë me dije se Donald Nela është një person me precedentë penalë, ndërsa emri i tij lidhet edhe me ngjarje të mëparshme kriminale.

Policia ka nisur një operacion për kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu