Një valë paniku ka përfshirë ditët e fundit qytetarët në Gjirokastër, pas përhapjes në rrjetet sociale të lajmeve për një situatë të pretenduar infektimi me HIV/AIDS.

Në qendër të këtyre aludimeve janë vendosur kryebashkiaku i qytetit dhe disa punonjës të bashkisë, duke rritur shqetësimin në opinionin publik.

Pas publikimit të këtyre pretendimeve, avokati i kryebashkiakut, Arben Llangozi, ka depozituar kallëzim penal pranë Policisë, duke i cilësuar lajmet si shpifje dhe të pavërteta që dëmtojnë rëndë imazhin e personave të përfshirë.

Nga ana tjetër, pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik janë kryer rreth 250 analiza gjatë tre muajve të fundit, të cilat, sipas autoriteteve, kanë rezultuar të gjitha negative.

Institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos bien pre e dezinformimit dhe të referohen vetëm tek burimet zyrtare për çështje kaq të ndjeshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu